AKTUALITET

Kriza politike dhe anulimi i zgjedhjeve, Presidenti Meta takon ambasadorët e BE-së

12:42 - 17.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar sot me ambasadorët e Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave.




Në fokus të takimit mes tyre kanë qenë diskutimet për krizën politike. Gjithashtu Kreu i Shtetit ka sqaruar ambasadorët lidhur me vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Takimi mes Presidentit Meta dhe ambasadorëve ka zgjatur rreth dy orë.

Kreu i Shtetit me një dekret ka anuluar datën e zgjedhjeve, teksa mazhoranca e ka quajtur vendimin antikushtetues.

Ditën e sotme, mazhoranca ka dorëzuar në Kuvend edhe kërkesën me 55 firma për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.