SPORT

Skënderbeu: Shehi, një ikonë, një legjendë!

09:24 - 17.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Orges Shehi njoftoi disa ditë më parë se nuk do të jetë më trajner i Skënderbeut! 41-vjeçari, i dha fund aventurës 9-vjeçare me Skënderbeun, klub në të cilin u shndërrua në një legjendë. Si futbollist, Shehi fitoi 11 tituj me korçarët, 7 kampionate, 3 superkupa dhe një Kupë Shqipërie, duke shkruar historinë e klubit bardhekuq. Ndërkohë nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Skënderbeut e ka cilësuar Shehin si një aset dhe pjesë të pandarë të klubit.




“Një ikonë, legjendë… 2 pjesëmarrje në grupet e Europa League, një play-off në Champions League, dhe 1 play-off në Europa League. 7 tituj kampion, 3 superkupa dhe një Kupë Shqipërie. 9 vite bardhekuq, lider brenda dhe jashtë fushe. Fjalët janë të tepërta, nuk ka arsye për të reaguar, Orges Shehin nuk e lidh kontrata me Skënderbeun por 9 vite plot suksese, emocione dhe dashuri. Orges Shehi nuk mund të largohet me një intervistë nga Korça dhe padiskutim mbetet një aset dhe pjesë e pandarë e klubit…”, shkruan klubi korçar në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.