BOTA

Media izraelite: SHBA është duke u përgatitur për të bombarduar Iranin

12:57 - 18.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Administrata amerikane po konsideron idenë e bombardimeve të objekteve bërthamore të Iranit, raporton Jerusalem Post, duke iu referuar burimeve diplomatike në OKB.




“Ka të bëjë me një bombardim të detyruar që do të ketë një qëllim të veçantë”, thekson gazeta izraelite.

Jerusalem Post shkruan se zyrtarët e lartë ushtarakë, zyrtarët e Pentagonit dhe këshilltarët e presidentit amerikan Donald Trump kanë qenë të përfshirë në tërë këtë ngjarje.

Ky vendim ishte një temë diskutimi në Shtëpinë e Bardhë dhe para deklaratës së fundit të Iranit për rritjen e prodhimit të uraniumit, thuhet në deklaratë.

Sipas gazetës, vetë Presidenti Trump nuk tregon entuziazëm për një zgjidhje ushtarake ndaj problemit iranian, por ai ende mund të japë pëlqimin e tij ndaj këshillës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Mike Pomeo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.