BLUETOOTH

Pandora Prifti: Emocionet e sfilatave, jeta luksoze

17:00 - 18.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Nuk ka më bukur se kur profesionin e ke pasion. Ajo ka punuar fort për t’ia mbërritur kësaj dite. Pandora Prifti vjen në një rrëfim për “Gazeta shqiptare”, për të na zbuluar emocionet e pasarelave, të fshehtën e fotos që i habiti të gjithë, si dhe jetën luksoze në krahë të të dashurit të saj biznesmen.




Bukuroshja na jep formulën për të pasur një trup perfekt duke na treguar se sa e kujdesshme është me ushqimin. Më tej, modelja ndan me ne detaje nga jeta e saj private. Ajo është duke kaluar një periudhë të bukur, nga e cila nuk fsheh se ndihet e lumtur. Sa i përket ditëve të nxehta të verës, Pandora thotë se do jetë në lëvizje, sidomos në plazhe. Asaj nuk i pëlqen të bëj plane. Gjithçka le të vijë spontanisht ashtu sikurse ka ndodhur deri më sot.

Si do e përshkruaje veten me tri fjalë?
E bukur, e zgjuar, e suksesshme.
Kur lindi dëshira për t’u bërë pjesë e botës së modës?
Që e vogël më pëlqente të sfiloja nëpër shtëpi dhe mbaj mend që organizonim ‘miss lagjja’ kur ishim të vogla.
Të kujtohet sfilata e parë, si u ndjeve ?
Po ka qenë para disa vitesh. Jam ndjerë shumë mirë. Një ëndërr e bërë realitet.


Është dikush në jetën tënde?
Jam në një marrëdhënie dhe ndihem e lumtur me personin që kam në krahë.
Kemi parë një foto, ku ti je në krahë të një mashkulli. Cili është ai?
Ai është partneri im. Nuk ka asgjë për të fshehur derisa ne po jetojmë momente të lumtura dhe ndihemi shumë mirë pranë njëri-tjetrit.
Stilisti yt i preferuar?
Është stilistja Senida Divintari, e cila është edhe mikesha ime njëkohësisht.
Bën një jetë tejet luksoze.
Si e ke marrëdhënien me paratë? Të ndihmon biznesmeni?
Gjithmonë kam bërë një jetë të mirë. Shpenzoj shumë s’di ta ruaj paranë. Po më ndihmon dhe ai natyrisht.
A e zgjedh ushqimin, apo je një nga ato që hanë dhe nuk shtojnë në peshë?
Sigurisht që kujdesem me një dietë të rregullt ushqimore me shumë perime dhe fruta.
Fotografja që ke bashkëpunuar dhe je ndjerë më mirë?
Fjoralba Maliqi është profesioniste. Të bën të ndjehesh shumë komode.
Kush është Pandora përtej sfilatave plot shkëlqim? Është një vajzë e thjeshtë dhe punëtore.
Ngjyrat që të personifikojnë, cilat janë?
E bardha dhe e kuqja.
Nga kush frymëzohesh? Nuk kam ndonjë idhull dhe nuk frymëzohem nga askush.
Sa e gjendur je në familje?
Familja ime përbëhet nga prindërit, vëllezërit e motra. Mundohem të jem sa më e pranishme tek ata edhe pse inpenjimet duan vëmendjen e tyre. Familja është lumturia më e madhe për mua.
Çfarë planesh ke për këtë verë?
Plazh, diell dhe të tjerat ja lëmë kohës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.