SPORT

Supergoditje e Partizani, Korderio dhe Hakaj vishen të kuq

10:00 - 18.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani nuk ka humbur kohë, menjëherë pas prezantimit të trajnerit italian Franko Lerda, klubi i kuq ka zyrtarizuar dy afrimet e para në merkato. I pari është prezantuar braziliani Ulliam Kordeiro, ish-lojtari i Kukësit, që ka shkëlqyer me verilindorët sezonin e shkuar.




“Klubi Futbollit ‘Partizani’ zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Uilliam Kordeiro Melo. Mbrojtësi i djathtë brazilian do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri futbollistik 2019-2020, pasi ka nënshkruar kontratën me klubin me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 25-vjeçari vishet i kuq pas eksperiencës pozitive te Kukësi, skuadër me të cilën u aktivizua në 33 ndeshje, duke realizuar edhe 5 gola. Uilliam, i cili përshtatet mjaft mirë në mbrojtje edhe në mesfushë, do t’u bashkohet sot kampionëve në fuqi, për të nisur përgatitjet me skuadrën”, shkruan Partizani në njoftimin zyrtar.

I dyti ka qenë mbrojtësi i majtë Esin Hakaj, që rikthehet te Partizani pas dy sezonesh në nivele të larta te Teuta e Durrësit. Shkodrani, që në aventurën e tij të parë nuk arriti të shprehej siç duhej për shkak të dëmtimeve, është gati për bastin e tij të madh. “Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Esin Hakaj. Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 22-vjeçari rikthehet në familjen e kuqe, pas dy sezonesh pozitive te Teuta. Hakaj i është bashkuar menjëherë skuadrës, për të qenë pjesë e përgatitjeve në Slloveni”, njofton zyrtarisht Partizani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.