SPORT

Toti: Largohem, pronarët nuk më përfshinë kurrë në klub

12:10 - 18.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi u largua nga fusha, Françesko Toti i jep fund edhe aventurës si drejtues në klubin e Romës. “Dashuria” e madhe e kapitenit për skuadrën e tij të zemrës që nuk e braktisi asnjëherë në karrierë ka përfunduar. Duhet ishte një ditë celebrimi për 17-vjetorin e titullit të fundit kampion për romanët të firmosur pikërisht nga Françesko Toti, por ajo është kthyer në një ditë të errët për klubin verdhekuq.




Nuk ishte një koincidencë, pasi ish-kapiteni duket se e ka zgjedhur vetë këtë datë për të treguar të vërtetat e tij, të cilat pritet të pështjellojnë më tej atmosferën te Roma.

“Është një ditë që shpresoja që nuk do të vinte kurrë. Jap dorëheqjen, por nuk është faji im, pasi nuk më dhanë mundësi të shprehesha. Nuk më përfshinë asnjëherë në një projekt teknik. Mund të qëndroja në vitin e parë, por më pas… Më mbanin jashtë gjithçkaje. Është një mirupafshim dhe jo lamtumirë. Nëse në të ardhmen pronarët e klubit do të kërkojnë të mbështeten fort tek unë, atëherë do të jem gati”, ka thënë Françesko Toti, duke lënë të kuptohet se krisja me klubin erdhi pas largimit të mikut të tij dhe kapitenit, Daniele De Rosi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.