POLITIKË

Tropojanët shkatërruan materialet zgjedhore, Berisha: Ju lumtë!

16:33 - 18.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa qytetarë kanë hequr materialet zgjedhore nga një qendër votimi në Tropojë. Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe kryeministri Sali Berisha.




Me një shënim në “Facebook”, Berisha përgëzon rezistencën e qytetarëve, ndërsa i cilëson ata si “kryengritës fitimtarë të Tropojës”.

“Përshëndetjet më të përzemerta kryengritësve fitimtarë të Tropojes! Ju lumtë! I dhanë përgjigje shkatërrimtare farsës së varrmihësit të pluralizmit Edvin Kristaq Mafia! Rama ik! Fitore! sb”-shkruan Berisha, ndërsa  e shoqëron edhe me video përplasjen e ndodhur sot në qytetin e Tropojës.

Qytetarët kanë hequr materialet zgjedhore nga KZAZ nr.9 mëngjesin e kësaj të marte. Mësohet se pasi kanë thyer xhamat e dyert e ambientit, tropojanët kanë shkatërruar e hequr materialet zgjedhore.

Qytetarët tropojanë që refuzojnë tëvotojnë me 30 qershor, janë përplasur edhe me policinë në ambientet e kësaj qendre votimi.

Sequence 01.00_01_06_03.Still011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.