VIP PAGES

I çmendën të gjithë! VIP-at e parë që ‘u zhveshën’ këtë sezon veror

17:50 - 19.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Normal që të gjithë mezi presim ditët e verës për t’u shkëputur nga punët dhe përditshmëria e jetës. Plazhet këtë vit janë mbushur plot për shkak të të nxehtit të beftë që përfshiu vendin. Por sigurisht që nuk jemi të vetmit që shijojmë rrezet e diellit të kësaj vere përvëluese. Preferuam që kësaj radhe, temën e “Vip Pages” ta nisnim me një kolazh të bukurosheve të famshme të veshura me bikini nëpër vendet ku zgjodhën pushimet këtë vit. Mund të themi se për disa janë fotot e para të publikuara këtë vit për sezonin e verës. Kolazhi nis me këngëtaren bukuroshe Arilena Ara që asnjëherë nuk zhgënjen me pamjen dhe e përfundojmë me Tunën e cila mesa duket i është rikthyer trupit superseksi dhe fotove provokuese të kohëve të vjetra të saj. Gjithashtu kemi përfshirë edhe ato që kanë pësuar ndryshim të dukshëm dhe kanë shfaqur për herë të parë foto me rrobabanje në një posturë plot vetëbesim, dhe po flasim pikërisht për rastin e këngëtares që humbi shumë kile nga ndërhyrjet, Big Mama. Për më tepër shijoni kolazhin e mëposhtëm të disa prej VIP-ave tanë që hapën siparin të bikinit ‘hot’ për këtë vit.




fjolla morina 2 rovena stefa 1 sonila meco 1 tuna 1(1) arilena ara 2 big mama 1
<
>

Arilena Ara
Këngëtarja Arilena Ara, ka vendosur që të shfaqet e nxehtë nëpër rrjetet sociale. Ajo ka postuar disa foto në bikini, gjë që nuk e bënte shpesh më parë. Këngëtarja ka qenë më shumë aktive me këngë dhe karrierë por dielli i Kalifornisë ka bërë që ajo të shfaqet në bikini. Arilena është parë dje në Palm Springs të SHBA-ve ku është shfaqur në bikini ngjyrë të zezë dhe rozë. Arilena prej këngës “Nëntori” nuk ka publikuar një hit, por shkuarja e saj në Amerikë do të thotë që ajo është duke synuar një famë ndërkombëtare.

Adola Dushi
Adola Dushi ka publikuar foto me bikini. Bukuroshja shqiptare, Adrola Dushi është një prej emrave që pëlqehet shumë nga publiku, shkruan lajmi.net. Ajo nihet si person shumë i afërt dhe i thjeshtë, e këtë e ka dëshmuar shumë shpesh. Duke qenë aktive në rrjete sociale ajo publikon shpesh edhe foto nga përditshmëria, e së fundmi ka publikuar një imazh në bikini nga pushimet.

Big Mama
Big Mama është një këngëtare tejet e pëlqyer dhe e përfolur shqiptare. Ajo që e bëri atë në qendër të medieve dhe të publikut është ndryshimi që ajo bëri në pamje duke i humbur kilogramët e tepërt. E tani Big Mama është tejet aktive edhe në rrjete sociale me postime të panumërta. Ajo se fundmi ka publikuar disa foto nga pushimet në Turqi. E shfaqur nga pishina, Big Mama ka ‘shkri’ pushuesit me linjat e saj.

Fjolla Morina
Këngëtarja Fjolla Morina ka vendosur që të pushojë para se të fillojë pushimet e saj. Fjolla Morina e ka filluar këtë verë me projekte të reja por edhe me foto tepër seksi. Të tilla janë edhe fotot e saj të fundit ku Fjolla shihet se është në pushime në bregdet. Këngëtarja, e cila është nënë e dy vajzave, ka treguar se ende është në formë dhe se ka kthyer linjat e saj seksi pas lindjes.

Rovena Stefa
Këngëtarja Rovena Stefa vijon të ruajë linja perfekte fizike, pavarësisht kalimit të viteve. Edhe pse i ka mbushur 40 vjeç, Rovena shfaqet me trup të tonifikuar. Kështu këtë të hënë ajo ka publikuar një foto ku shihet me trupore të zezë, duke nxjerrë në pah të pasmet. “Tre muaj palestër, baraz ky njeri. Po pas tre muajve?”, shkruan këngëtarja. Kjo foto e saj ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk i kanë kursyer komplimentet.

Sonila Meço
Sonila Meço është padyshim një prej gazetareve më të arrira profesionalisht dhe për sa i përket formimit të saj në gazetari. Ajo është një prej figurave më të komentuara jo vetëm për fushën të cilës i përket, por edhe për jetën personale. Me sa duket gazetarja ka vendosur të shkëputet nga puna dhe të shijojë ditët e nxehta të verës në pishina. Ajo ka publikuar një foto ku duket pranë të bijës dhe shihet në formë të shkëlqyer fizike. Me xhaketa formale ose jo, duhet të themi që gazetarja është një “class” i vërtetë.

Tuna Sejdiu
Këngëtarja e njohur, Tuna është mjaft aktive në rrjete sociale ku publikon shpesh momente nga jeta e saj private dhe personale. Së fundmi Tuna ka treguar se e ka shijuar shumë fundjavën që lamë pas. Këngëtarja ka publikuar një video mjaft tërheqëse ku pozon me bikini dhe tregon trupin e hatashëm. Na duhet të themi se video të tilla të Tunës kishte kohë që nuk shihnim. Këngëtarja mban të veshur me një palë bikini të zeza ndërsa të poshtmet janë në formë tangash që i ekspozojnë të pasmet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.