SPORT

Hames Rodrigez është pranë kalimit te Napoli

12:49 - 19.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hames Rodrigez është një hap larg Napolit. Dukej se ishte një ëndërr për tifozët napoletanë, por tashmë kjo duket se do të kthehet në realitet. Në Kolumbi janë të sigurt për këtë, madje sipas ESPN “Hames ka firmosur me ekipin e ri”.




Ançeloti ka marrë dakordësisë e lojtarit për t’u trasferuar, sikundër dhe drejtuesit e Napolit kanë marrë të drejtën e bisedimeve nga prokuratori Zhorzhe Mendes, Reali i Madridit e ka vendosur prej kohësh kolumbianin në listën e shitjeve. Të gjitha këto të lënë të kuptosh se jemi vërtet pranë vulosjes së marrëveshjes. Hamesi ka pranuar ta reduktojë pagën nga 8 milionë në 5 milionë euro, ndërsa Reali kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.