VIP PAGES

Harry dhe Archie, fotoja sociale e princave në festën e baballarëve

18:56 - 19.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Festa e parë si baba për Princin Harry. Në Mbretërinë e Bashkuar kjo festë është në të dielën e tretë të qershorit dhe babai i ri ka ndarë gëzimin e tij me ndjekësit në Instagram.




‘Gëzuar festën e baballarëve! Dhe një urim i veçantë për festën e parë të Dukës së Sussex’, lexohet në postimin e bërë nga profili zyrtar i Dukës së Sussex, shoqëruar me një foto shumë të ëmbël të të voglit Archie, që shtrëngon dorën e Harry.

Ndër të tjera është njoftuar që Archie Harrison Mountbatten-Ëindsor do të pagëzohet muajin që vjen, në të njëjtën kishë, në të cilën, në majin e kaluar janë martuar prindërit e tij. Ashtu siç është tradita Archie do të veshë të njëjtin model me të cilin është pagëzuar babai i tij Harry në 1984.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.