AKTUALITET

Foto/ Shkodër, gjykata vendos lejimin e ekstradimit të Ilir Bajrit

09:37 - 19.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi bazën e kërkesës se Prokurorisë Shkodër, përfaqësuar nga Prokuror Federik Laloshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me gjykatës Sokol Shehu, ka vendosur lejimin e ekstradimit me kusht të shtetasit të kërkuar për ekstradim ne Itali Ilir Bajri.




Kjo për shkak se ky shtetas ka të regjistruar procedimin penal Nr. 60/2018, të Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Në këto kushte, shtetasi Ilir Bajri nuk do të ekstradohet në Itali, për aq kohë sa të jetë e nevojshme për procedimin penal dhe gjykimin në themel të çështjes. Pritet që koha precize te mund te përcaktohet nga Ministra e Drejtësisë.

Burimet bëjnë me dije se vete shtetasi Ilir Bajri dhe mbrojtësi i tij Avokat Arber Hoxha, kane kërkuar rrëzimin te kërkesës dhe do te bëjnë ankim pranë Gjykatës se Apelit Shkodër brenda afatit ligjor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.