BOTA

Shpalli rikandidimin, Trump habit me premtimet: Astronautë në Mars, do kurojmë AIDS dhe kancerin

10:36 - 19.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Donald Trump, u zotua se do të shtyjë Amerikën në “kufijtë e rinj mjekësorë”, duke kuruar HIV AIDS dhe kancerin.




Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një tubimi në Orlando, Florida, duke zyrtarizuar fushatën për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Jo vetëm kaq, por Trump deklaroi se do të dërgojë austronautët amerikanë në planetin Mars nëse ai fiton një mandat të dytë.

“Ne do të gjejmë kurën për një sërë sëmundjesh duke përfshirë edhe kancerin. Ne do të zhdukim AIDS-in në Amerikë njëherë e përgjithmonë dhe jemi shumë afër. Ne do të hedhim themelet për uljen e astronautëve amerikanë në sipërfaqen e Marsit”, tha ai.

Premtimet e Trump për të gjetur kura për kancerin hasën në një sërë reagimesh në rrjetin social “Tëitter” duke qenë se ekzistojnë më shumë se 100 lloj kanceresh, disa prej të cilave të durueshme, ndërsa disa trajtime të tilla si imunoterapia funksionojnë për shumë të sëmurë, por jo për disa të tjerë.

Shumë të tjerë shkruanin se edhe virusi i HIV prej vitesh ka trajtime të suksesshme me Antiretrovirale që nuk çojnë në AIDS.

Sa i përket komentit të Trump për të dërguar astronautët amerikanë në planetin Mars, disa shkruanin se Trump do të bënte mirë të shkonte vetë atje dhe të mos kthehej më.

Gjatë tubimit në Orlando, ndër të tjera Trump u zotua se do të vazhdojë të luftojë me emigrimin e paligjshëm.

“Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet të jenë një vend i shenjtë për qytetarët që respektojnë ligjin, jo për kriminelë të huaj”, deklaroi Trump.

Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen në nëntor të vitit 2020. Në kampin tjetër më shumë se 20 kandidatë demokratë kanë shpallur synimet për të kërkuar nominimin, ndërsa sondazhet po i udhëheq, ish-nënpresidentin Joe Biden.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.