AKTUALITET

Video/ Sulmet në KZAZ, Lleshaj: Do shkrihen policitë bashkiake

14:42 - 19.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj ka komentuar tensionet e shumta në disa KZAZ të vendit. Në një deklaratë për shtyp, ministri deklaroi se do të shkrihem disa struktura të policisë bashkiake që sipas tij janë vënë në shërbim të kryebashkiakëve të PD dhe LSI.




“Shfaqje brutale e dëshpërtimit politik të kthyer në akte kriminale që do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Policia e Shtetit po provokohet dhe sulmohet, ndaj do të përgjigjet me vendosmëri deri në fund.

Punonjës bashkish, dhe punonjës të policive bashkaike po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për tob nga kryetarët e bashkive dhe udhëheqësit e tyre dritëshkurtër në Tiranë.

I bëj thirrje të mos bëjnë krime elektorale të dënueshme nga Kodi Penal, për interesat e një grupi njerëzish në halle me drejtësinë që duan të marrin peng zgjedhjet për të bllokuar rrugën integruese. Do të shkrihen disa struktura të policive bashkiake që kanë dalë jashtë misionit të tyre dhe janë kthyer në rrezik publik.

Askush nuk do të tolerohet. E gjithë kjo shfaqje nuk do të cënojë aspak rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Policia e Shtetit është në krye të detyrës.

Një pakicë njerëzish të dalë nga hullia e ligjit nuk do të imponojnë asgjë tjetër përveçse reagimin  forte. Kryetarë bashkish që po u përfondon mandati  legjitim nuk mund të qëndrojnë më në detyrë, mandatet i jep vetëm populli shqiptar”, tha ministri Lleshaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.