BOTA

Video/ Dridhje të pazakonta gjatë takimit zyrtar, Merkel: Ndihem më mirë

10:14 - 19.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi u pa në një gjendje jo të mirë shëndetësore e duke u dridhur, kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se ndihet shumë mirë dhe se ishte dehidratuar.




Në video, Merkel, 64 vjeç, shihej duke u dridhur ndërsa qëndronte pranë Presidentit ukrainas Volodimir Zelensky gjatë vizitës së tij në Berlin ditën e martë.

“Që atëherë kam pirë të paktën tre gota ujë, padyshim që e kisha të nevojshme dhe ndihem më mirë tani”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë shtypi me Zelensky.

Mendohet se shkak për një gjendje të tillë të Merkel ka qenë temperaturat e larta në Berlin, të cilat arritën ditën e martë 30 gradë celsius.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.