POLITIKË

Video/ Doli në përgjimet e “Bild”, Qefalia: Xhevahire nga Dibra! Po flisja me një shok…

10:28 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përgjimeve të gazetës “Bild” të publikuara mbrëmjen e kaluar për zgjedhjet në Dibër, ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, emri i të cilit u shfaq në bisedë me shefin e Policisë së Dibrës.




Deputeti i PS-së, i premtonte atij ngritje në detyrë. Me një postim në “Facebook”, Qefalia i cilëson përgjimet e “Bild” si xhevahire Dibre duke shtuar se ai kishte komunikuar me një shok fëmijërie dhe një ushtarak karriere.

“Xhevahire nga Dibra! Se lloqe Kavaje nuk shkon! Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak, oficer kariere!!!

Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marëdhëniet miqësore dhe shoqërore ! Qofshin këto që janë!”-shkruan ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.