AKTUALITET

INSTAT: Ndërtimi vijon rritjen, indeksi shitjeve u rrit me 4.4%

18:00 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërtimi ka vijuar rritjen duke shënuar shifra pozitive si për sa u përket shitjeve neto, prodhimit dhe numrit të të punësuarve. Ndërkohë që rritja e pagave ka qenë në ecuri modeste. Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave për treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave raportojnë një ecuri pozitive të indekseve edhe në industri, ndërkohë që energjia elektrike, gazi dhe avulli kanë ecur në drejtim të kundërt, duke regjistruar rënie si në shitje edhe në prodhim.




Indekset e treguesve në aktivitetin ndërtim, në tremujorin e parë 2019 paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 3.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.