Kryesore

Kriza, Meta apel forcave politike: Insistoj me forcë rëndësinë e dialogut

14:41 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën politike, ndërsa apelon për palët që të reflektojë sa më parë dhe të gjejnë një zgjidhje.




Presidenti Meta thekson se kanë kaluar 10 ditë që nga dekreti për anulimin e datës së zgjedhjeve dhe nuk është koha për të matur forcat apo për të nxitur një retorikë përçarëse, por politika duhet tani të marrë “kthesën” për hir për interesave kombëtare.

“U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike. Theksoj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve.Sërish insistoj me forcë rëndësinë e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë”-shprehet Meta


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.