Kryesore

Përgjimet e “Bild”/ Ambasadori i Austrisë: Të konfirmohet përmbajtja

09:59 - 20.06.19 gsh

Senad Nikshiqi



Ambasadori i Austrisë, Johan Sattler nga Shkodra sulmoi opozitën duke mos qenë aspak dakord me djegien e shkollave ku ndodhen KZAZ dhe krizën politike të krijuar.

Gjatë një takimi me të rinjtë në qendrën “Arka”, ambasadori Sattler deklaroi se ai është dakord me atë që ka thënë ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ndërsa në nisje të fjalës së tij nuk munguan batutat.

“I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Nuk jemi ne 1912 dhe jemi ne 2019 dhe përgjegjësia është totalisht e juaja. Momentet qe po jetojmë janë përsëritur shpesh ne 25 vitet e fundit dhe them se është koha te ulemi dhe t’i shohim çfarë duhet rregulluar, ta shohim sistemin për ta përmirësuar. Diçka duhet te ndodh sepse Shqipëria është ne një krize me te madhe se zakonisht. Kriza aktuale mund t’ju japë kohe për te reflektuar per sistemin. Çdo here kur ka zgjedhje në Shqipëri ka kriza, ne vendet e tjera zgjedhjet i zgjidhin krizat ndërsa këtu është e kundërta. Kryetaret e partive te ulen se bashku. Djegia e shkollave është aspak e këndshme. Ata me mendësi demokratike nuk djegin shkolla dhe unë bie dakord me zonjën Topalli dhe ju duhet te merrni një hap prapa dhe te ballafaqoheni me këto probleme.

Mendoj se duhet ta përballoni kohen e zgjedhjeve me gjakftohte dhe te ndërtoni një sistem ku parti qe nuk hyjnë ne zgjedhje apo qe nuk njohin zgjedhjet te mos ketë me, te gjeni një kompromis për ketë. Është shume e rëndësishme qe sistemi te hapet dhe partitë e vogla te kenë edhe ato një mundësi. Ka ardhur momenti te merreni edhe me administrimin e zgjedhjeve. Duhet te keni teknokrat 3-4 muaj përpara zgjedhjeve për te përgatitur situatën. Duhet te këtë një debat kombëtar për këtë dhe nuk mund t’ia lini vetëm politikaneve por ju duhet te jeni aktoret kryesor dhe duhet te shihni çfarë bëni ju për vendin dhe jo vendi për ju. Ndryshimi ndodh vetëm nëse doni ju ndërsa edhe ndërkombëtarët bashke me shqiptaret e duan këtë ndryshim te situatës dhe kjo pa ju është e vështire te ndodh. Ka patur edhe shume anullime keto kohe per shkak te lajmeve ne media per kokteilet e molotovit, zjarret e tjera si keto. Nese ju vazhdoni me keto menyra do kete shume ndikim edhe tek europianet e tjere dhe pastaj eshte shume e veshtire te hiqet nje imazh i keq nga truri i tyre”-theksoi ambasadori.

I pyetur për përgjimet, ambasadori austriak u shpreh se mund të jenë të sakta por duhen pritur vendimet e gjykatës ndërsa shtoi se shpresa e madhe është tek reforma në drejtësi.

“Pergjimet mund te jene te sakta dhe nese ka perberje kriminale duhet te konfirmohet. Nuk e di nese e keni ndjekur ne Austri per nje video qe tronditi Austrine dhe nese ka diçka duhet gjykuar nga gjykatat dhe ketu shpresa e madhe eshte tek drejtesia. Vettingu eshte gjithashtu duke u bere dhe duhet t’i marrim hap pas hapi dhe duhet ta nisni nga sistemi gjyqesor. Reforma ne drejtesi eshte shume e rendesisshme. Sa i perket zgjedhjeve me 30 qershor, situata mund te zhbllokohet por duhet te veprohet menjehere. Ajo qe nuk me pelqen eshte se shume politikan dhe gazetar behen violent dhe te rrezikshem dhe shpesh therrasin per katarsis te sistemit por ne menyra violente dhe keto situata mund t’ju shkurajojne dhe t’ju hedhin pas me vite por ju duhet te jeni te kujdesshem ndaj thirrjeve per dhune”.

Ai tha se partitë politike në Shqipëri duhet të ulen bashkë për ta zgjidhur këtë situatë sepse sipas ambasadorit austriak gjakrat janë nxehur shumë dhe nuk duhet pritur fundi i kësaj historie por të bëhen hapa prapa për ta zgjidhur.

“Ka mesazhe nga ana jone per te dyja palet, opoziten dhe qeverine.  Edhe para dy ditesh pas vendimi te Komisionit te Europes per Shqiperine qe mendoj se nuk eshte kompromis i keq per te zgjidhur situaten dhe per te vendosur gjykaten kushtetuese besoj eshte nje mesazh per te gjitha palet. Besoj qe kane akoma kohe per tu bere bashke dhe duhet perdorur koha deri ne momentin e fundit per ta zgjidhur sepse eshte nxehur shume situata dhe ka patur incidente sidomos ne veri dhe nuk duhet te shkohet keshtu deri ne fund per te pare se çfare duhet te ndodh. I them te dy paleve qe te bejne hapa prapa ne kete aspekt ne menyre qe te mos kete situate me te rende. Keni polarizim ne Shqiperi. Edhe pse jetoj prej 30 vitesh ketu nuk e kuptoj ate çfare ndodh, klanet, perplasjet e tjera edhe pse jepen disa shpjegime per keto qe nuk me bindin asnjehere. Ju duhet t’i kaperceni keto. Per te zgjidhur kriza te mëdha duhet te kete edhe koalicione te medha dhe ju duhet te jeni me te bashkuar per te qene pjese e BE. Keni humbur shume kohe ne keto 30 vite. Eshte e lehte per te thene qe eshte faji i klases politike, eshte edhe faji juaj, pse rrini ne shtepi, pse nuk shkoni te nenshkruani nje peticion, detyroni partite te jene te hapura, mos i lini kryetaret te jene diktator, duhet te gjeni nje çeshtje te mire per te luftuar qe mund te jete ose jo politike. Duhet te beni me shume se politikanet tuaj”-shtoi ai.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *