POLITIKË

PS takime elektorale në Shkodër, Voltana Ademi nuk miraton lejen

11:35 - 20.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përplasjeve në KZAZ-të e Shkodrës, kryebashkiakja e këtij qyteti Voltana Ademi nuk miraton lejen për partinë socialiste për të zhvilluar takimet elektorale.




Përmes një shkresë dërguar Partisë Socialiste si edhe policisë në qytetit, Ademi shkruan se Bashkia e Shkodrës, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e një aktiviteti elektoral në Pedonalen e qytetit.

Gjithashtu, në shkresën drejtuar policisë së qarkut Shkodër, Voltana Ademi shkruan se çdo aktivitet politike elektoral në sheshet publike të Shkodrës, konsiderohet i paligjshëm dhe për rrjedhojë Bashkia Shkodër nuk miraton leje për asnjë subjekt politik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.