BLUETOOTH

Pushimet luksoze të VIP-ave, ja vendet e preferuara për “arratisje”

19:40 - 25.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Ditët e nxehta të verës u bë kohë që kanë mbërritur e bashkë me to kanë filluar dhe lëvizjet e VIP-ave tanë. Pushime luksoze apo thjeshtë arratisje për relaks? Ata kanë preferuar të shkëputen nga rutina duke udhëtuar jashtë. Kështu Armina Mevlani ka zgjedhur ishullin Mykonos, Marina dhe Getoari kanë udhëtuar drejt Barbados, ndërsa Ami dhe Ermali kanë preferuar Turqinë. Ajo që i ka qëndruar besnike Shqipërisë ka qenë Françeska Jaçe. Më poshtë ju zbulojmë disa detaje për ditët e pushimeve të tyre.




Armina Mevlani

Ajo është një nga blogger-et më të njohura në Shqipëri. Edhe pse koha është e kufizuar bukuroshja gjen hapësira për t’ju përkushtuar vetes. Armina ka zbuluar nëpërmjet një videoje në ‘Instagram’ se së shpejti do të kthehej në ishullin e Mykonos bashkë me mikeshat e saj më të ngushta, pasi kjo ishte si një traditë mes tyre. ‘Këtë herë kthehem në Mykonos ndryshe, së bashku me mikeshat e mia të ngushta, pasi ne kemi një traditë që nga viti 2008 se gjithmonë bëjmë një udhëtim të gjithë miqtë e fëmijërisë, pavarësisht se ku ndodhemi. Kemi qenë në Spanjë, Greqi, Turqi, Amerikë, Itali dhe tani.. Mykonos’, ka shkruar blogger-ja. Dje bukuroshja ndau në llogarinë e saj në rrjetet sociale të parën foto, në të cilën ka veshur një palë bikini të zeza, që e tregojnë në super formë. Kujtojmë se përveç punës si blogger-e, tani Armina është kthyer dhe ne biznesmene, duke qenë se pak kohë më parë ajo dhe Jonida Maliqi erdhën si ortake në ‘Delirium Shop’.

-640-0-5bbb31b9a0b56 image-27-550x310 auto_f51498806221 aaa-1
<
>

Ami dhe Ermal Mamaqi

Siç e keni parë nga postimet, Ami dhe Ermali së bashku me stafin e “Xing me Ermalin” ndodhen në Turqi për pushime verore. Me kaq, besojmë se e kuptoni që nis edhe “saga” e dëshirave për foto të bukura me shkrepje të mira nga ai/ajo që të bën fotot. Kaq ka dashur dhe Ami nga bashkëshorti i saj, por Ermali duket se nuk e ka lënë mënjanë natyrën e tij plot humor as për pushime. Ndërkohë që Ami pozonte gjithë qejf, Ermali ka preferuar të nxjerrë këmbën e tij. Përveç këmbës së Ermalit, shihen edhe lodrat e Joelit në sfond. Domethënë, gjithçka duket, veç Amit. Tipikisht burri shqiptar kur gratë i kërkojnë foto të bukura. Ami natyrisht që nuk është acaruar me të, pasi vazhdon të jetë e qeshur ashtu siç është përherë. Në fakt, këto “lojëra” i bëjnë edhe më interesant si çift.

Marina dhe Getoari

Moderatorja e njohur Marina Vjollca prej disa kohësh është e shkëputur nga ekrani. Ajo ka zgjedhur së bashku me bashkëshortin, reperin Getoar Selimi të  kalojë disa ditë pushime në Barbados. Së fundmi, çifti kanë publikuar disa foto nga një pishinë, ku duket se po argëtohen më së shumti. Marina, gjithashtu, ka postuar edhe një video shumë argëtuese, të cilën e shoqëron me mbishkrimin: ‘Lahet rosa’. Kujtojmë që moderatorja është përfolur ditët e fundit për një shtatzëni, të cilën e ka mohuar.

Françeska Jaçe

Kemi pasur përshtypjen se ajo do i dedikohej vetëm biznesit dhe do i qëndronte larg jetës si vajzë çapkëne, mirëpo nuk ka rezultuar kështu. Françeska Jaçe vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, Jaçe ka postuar disa foto, ku duket mjaft tërheqëse me bikini. Deri më tani le të themi se është e vetmja që ka preferuar ti qëndroj besnike Shqipërisë. Ajo ka zgjedhur jugun e përkatësisht Dhërmiun. Nga videot dhe postimet e shumta duket se këngëtarja, po i gëzon në maksimum ditët e saj të relaksit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.