Show-Bizz

Gjylametin nuk e mbajnë këmbët, rrëshqet gjatë takimit elektoral

14:00 - 26.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Herë takat e larta dhe herë veshja me fustane të gjata apo të ngushta janë bërë shkak që kryesisht personazhe publike të vihen në siklet teksa kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar në aktivitete publike.




Në Shqipëri mbajmë mend disa vite më parë rrëshqitjen spektakolare të Grida Dumës në një aktivitet politik të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve.

Dy ditë më parë në një situatë të tillë u vu deputetja socialiste dhe kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti. Ajo mori pjesë në takimin elektorale të kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliajt, në njësinë 9 dhe teksa u largua nga skena pasi mbaroi fjalën, rrëshqiti, por për fat të mirë nuk u rrëzua në tokë.

Kjo pasi kryebashkiaku Veliaj dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë takim i shkuan menjëherë në ndihmë, duke evituar ndonjë rënie që mund ta dëmtonte fizikisht. “Ne socialistët edhe kur rrëshqasim, rrëshqasim me klas”, tha kandidati socialist, Erion Veliaj, pasi ndihmoi Gjylametin që të ngrihej.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.