SPORT

Sala: “San Siro” nuk do të prishet deri në vitin 2026

12:59 - 26.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk i ka pëlqyer kryebashkiakut të Milanos, Bepe Salas, dalja publike e Interit dhe Milanit për “San Siron” pikërisht pak orë përpara vendimit të CIO-s në dhënien e Olimpiadës Dimërore të vitit 2026 Milanos dhe Kortinës. “Nuk më pëlqeu aspak ajo situatë dhe ua thashë në sy si Milanit ashtu dhe Interit. Mund të prisnin, por thënë këtë, mbase është rasti që të qartësoj disa gjëra duke parë situatën dhe dua të saktësoj se “San Siro” do të jetë në këmbë edhe në vitin 2026″. Ndaj kjo ndeshje duket se mbetet e hapur.




Asgjë nuk është vendosur akoma. “Nëse klubet kanë ide të tjera, do t’i dëgjojmë, nëse duan stadium të ri do të respektojmë rregullat. Por sido të jetë, “San Siro” do të jetë funksional deri në vitin 2026. Në mund të ndërtojnë një stadium të ri krah “San Siros”? Mund ta bëjnë, por ne duhet të shohim vetëm “San Siron”, është e shkuar qartë në letra dhe në dosje. Është një premtim që kemi bërë ndaj për “San Siron” do të kujdesemi më së miri”,- theksoi Sala.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.