AKTUALITET

I tërhoqi apo jo vëzhguesit KiE? Flet ministri Cakaj

16:43 - 26.06.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka deklaruar së fundmi se lajmi se KiE ka anuluar delegacionin e tij për të vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri, është i pavërtetë.




“E para nuk është një vendim i këtij institucioni, i Këshillit të Europës, që ju referuat. Është i pavërtetë. E dyta mua nuk më takon të komentoj mbi veprimet e organizatave të caktuara. Mua të takon të komentoj politikisht se zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime dhe kanë marrë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve”, është shprehur ai.

Më heretë nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar vendimin e Këshillit të Europës për të anuluar misionin vëzhgues për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Basha tha se ky vendim tregon qartë distancimin e ndërkombëtarëve nga votimet farsë një partiake që kërkon të bëjë Rama.

“Sot bota perëndimore dha sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë, se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri.

Vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës për të anulluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

 Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Europës ka vendosur të mos dërgojë Delegacion Vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë Qeveria shqiptare. Këtë vendim Këshilli i Europës e ka marrë jo sepse ia ka kërkuar opozita, por sepse 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri.

Ky është një vendim qartësisht politik sepse është një tërheqje që Këshilli i Europës nuk e ka bërë as për zgjedhje të zhvilluara në zona konfliktesh të armatosura apo konflikti civil nga Ukraina në Gjeorgji nga Armenia dhe Azerbajxhani apo edhe gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni.

Duhet të mbahet parasysh se Këshilli i Europës është institucioni kryesor i monitorimit të zgjedhjeve vendore në Europë”, deklaroi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.