DOSSIER

Le Figaro: Kryeministri shqiptar, viktimë e një atentati

13:49 - 28.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 24 shkurtit 1924, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me atentatin ndaj Ahmet Zogut, asokohe kryeministër i Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:




Kryeministri shqiptar viktimë e një atentati

Romë, 23 shkurt.

Na shkruajnë nga Tirana, më 23 shkurt, nëpërmjet Agjencisë Stefani : 

Në momentin kur Kryeministri shqiptar, z. Zogu, hyri në sallën e Asamblesë Kushtetuese, një student me emrin Beqir Valteri, qëlloi tri herë me revolver mbi të, duke i shkaktuar plagë të lehta në dorë dhe në këmbë.

Nuk ka asnjë shqetësim për gjendjen e z. Zogu.

Fajtori u arrestua dhe u dorëzua para drejtësisë.

Qetësia mbretëron kudo.

Asambleja vazhdoi punën e saj. Z. Frashëri u zgjodh President.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.