AKTUALITET

BSH: Rritet kreditimi, 3 miliardë lekë më shumë në një muaj

17:20 - 29.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bankat duket se kanë nisur të lehtësojnë kushtet për kredimin e ekonomisë. Ky është një nga sinjalet e para që për daljen e kreditimit nga stanjacioni. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë mësohet se, në fund të muajit maj portofoli i kredisë për ekonominë arrit në afro 549 miliardë lekë, 1.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë një muaji, totali i kredisë bankare u rrit me mbi tre miliardë lekë. Sipas të njëjtave të dhëna mësohet se rritja e kredisë ishte e shpërndarë në të gjitha kategoritë kryesore të klientëve, çka ndoshta dëshmon shenja të një përmirësimi të ngadaltë, por të qëndrueshëm të tregut. Veçanërisht domethënëse është kthimi i rritjes pozitive në portofolin e bizneseve. Kredia për sipërmarrjet private ka arritur në 327 miliardë lekë, në rritje me 2.5% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Huadhënia në segmentin e biznesit përbën rreth 60% të portofolit total të kredisë dhe për momentin ka një rol përcaktues në rritjen e kreditimit të ekonomisë shqiptare. Pas një procesi disavjeçar të pastrimit të portofolit nga kreditë e këqija dhe ngadalësimi drastik të kredisë së re, ky segment i tregut në në fund duket se po gjen një farë frymëmarrjeje. Ndërkohë që kredia për individët po konfirmon edhe këtë vit vijimësinë e ciklit të rritjes pozitive. Në fund të majit, portofoli i kredisë për familjet shqiptare arriti në 188.3 miliardë lekë, në rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë gjatë këtij viti është shprehur optimiste për rritjen e kreditimit e ekonomisë. Në veçanti, mbyllja e ristrukturimit të sistemit përmes disa shitblerjeve të rëndësishme, pritet ta kthejë fokusin e bankave drejt zgjerimit të biznesit dhe të rrisë ofertën për kredi.




Depozitat
Depozitat në sistemin bankar shënuan rënie për të tretin muaj radhazi në maj, duke reflektuar kryesisht tkurrjen e kursimeve në valutë. Sipas statistikave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, stoku i depozitave që zotëroheshin nga individët, bizneset, institucionet shtetërore, organizatat jofitimprurëse etj., ishte 994 miliardë lekë në fund të muajit maj. Në krahasim me muajin e mëparshëm, stoku është ulur me 4.5 miliardë lekë. Ndërsa që nga janari i këtij viti, depozita janë tkurrur me mbi 9 miliardë lekë. Me bazë vjetore, maj 2019/maj 2018, depozitat janë rritur me 25,8 miliardë lekë ose2.6%. Pesha e depozitave në valutë në muajin maj ishte 53.7 ..% e totalit, nga 52.6.% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Siç shihet politika nda deeuroizmit nuk dha efekte pasi depozita në valutë janë rritur më tej. Ndonëse Banka e Shqipërisë ka nisur prej mese një viti një fushatë kundër nivelit të lartë të euroizimit të ekonomisë, kursimet ne valutë, kryesisht euro mbeten të preferuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.