AKTUALITET

Arian Sukniqi: Balerinët e teatrove botërorë në një gala “Moulin Rouge”

18:40 - 04.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Shtatë çifte balerinësh nga Tokio, Amsterdami, Moska, Milano do të jenë në Tiranë mbrëmjen e 5 korrikut në një shfaqje gala.
Janë balerinë profesionistë dhe vënë në skemë pjesë nga baletet më të mëdha të të gjitha kohërave.
Arian Sukniqi koreograf shpjegon për ‘GSH’ detajet e shfaqjes për të cilën ka nisur punën 8 muaj më parë.




-Tokio, Athinë, Amsterdam. Si i keni përzgjedhur? Janë përzgjedhur nga ju, apo nga teatrot?
Kjo shfaqe është e propozuar nga Shoqata Mega Art, e cila kish konceptuar një shfaqe baleti në Amfiteatër bëri kërkesë dhe sigurisht na pëlqeu shumë ideja ku nuk ishte shfaqë balet për balet, por një gala, e cila donte mblidhte disa kërcimtarë profesionistë nga disa vende te Europës. Një shfaqje e tillë nuk është bërë kurrë në Shqipëri ku 7 çifte të huaja u bënë bashkë për një shfaqje. Kjo ide që u përqafua nga ne na dha të drejtë, sepse nga verifikimet konstatojmë që do të jetë një shfaqje me shumë nivel artistik.

-Cili është repertori që interpretohet? A jeni ju që jeni kujdesur?
Në Europë janë disa agjenci te cilët menaxhojnë balerinët profesioniste si soliste dhe i organizojnë shfaqje nëpër teatro nëpër botë. Pas bisedave gati 8 mujore u arrit akordi pasi këta vetëm datën 5 e kishin të lirë dhe kështu u kombinuan për të ardhur në Amfiteatrin e Tiranë. Një shfaqje e tillë kudo në Europë paguhet 100 euro e lart dhe me rezervime 1 vjeçare.

-A ka emra mes këtyre balerinëve? Me kë kanë punuar, çfarë kanë vënë në skenë?
Teatri veror për atë natë skena është bërë një skenë e vërtetë me findal me kuinta, pra perceptimi i njerëzve edhe pse rrinë në qiell të hapur vetë skena do t’i ngjasojë një skene gjigande teatri të mbyllur. I gjithë baleti në bachround do të ketë projeksion 3D. Repertori i koncertit është 2 pjesësh Klasik dhe Modern. Pra, do të jenë “Pa De Deux” nga Liqeni i Mjelmave”, “Don Kishoti”, “Arrethyesi”, “Korsari”, “Bajadera”, “Zhizel”, etj dhe pjesë moderne nga korografët më të mirë në botë Nacho Duato Zanela Ginzales Prelocaj etj.

-Pse zgjodhën ata të vijnë në Shqipëri? Sa ka kushtuar ky projekt? Të sjellësh 16 balerinë nga 8 kryeqytete ka kostot e veta…
Në fakt, në të gjithë e ndejmë që ky amfiteatër mund të përballojë shumë denjësisht një shfaqe të mirëfilltë kryesisht baleti dhe do ta shikoni që nuk kemi gabuar do të jetë një natë, e cila kudo që do të jetë prezent do t’i përkëdhelet kujtesa për një kohë të gjatë. Arti i baletit është art me edukacion maksimal e ku më bukur mund të qëndronte se sa në një teatër totalisht social..? Sigurisht qe ka plot risk për pjesëmarrje, por gjithsesi nga infot që kam, ka shumë interes.

– Kur them sa vend ka teatri veror nuk i referohem ulëseve por qasjes sonë ndaj baletit në natyrë(qoftë dhe në teatër). Nuk është e lehtë të gjesh publikun për këtë art…
Ne besojmë që publiku shqiptar ka shumë nevojë për shfaqe të tilla dhe nuk luan fare rrol ambienti pasi tashmë Amfiteatri i Tiranës është kthyer në një destinacion multidimensional. Kjo eksperiencë ndodh rëndom në të gjithë botën dhe pse jo tashmë jo në Tiranë publiku tashmë ka marrë garanci profesionale nga Amfiteatri që aty realizohen shfaqje shumë konkurruese. Nuk është rastësi që sezonin e kaluar Amfiteatri u frekuentua nga 100000 spektatore. Sivjet pretendohet që kjo shifër të dyfishohet.

– A ishte kjo shfaqje “një nevojë e juaja” që mes shumë artistëve që vijnë në teatrin veror të ketë dhe balet?
Kjo shfaqe është një dimension, e cila do të ketë shumë gjurmë tek publiku shqiptar, por edhe një mundësi reale edhe për balerinët e rinj që do të kenë mundësi t’i shohin live idhujt e tyre. Si iniciative i jep zemër shumë agjencive artistike, por edhe ndërkombëtarizon Amfiteatrin e Tiranës si një nga destinacionet artistike në një shtet si Shqipëria ku kemi 230 ditë diell. Mos u çuditni fillimi është fantastik kështu kanë filluar çdo institucion dhe nëse është zhvilluar me mend ne kokë me dashuri dhe pasion sot kane bere histori. Shumë emra te mëdhenj kanë ardhur dhe të tjerë priten të vijnë. Deri tani shtypi vendas i ka bërë jehone të jashtëzakonshme. Për këtë event rreth 25 bileta janë shitur online ne Serbi Slloveni dhe Mal i zi.

-Me kë ke bashkëpunuar? A qe e vështirë të gjesh sponsorë?
Kur mendon për sponsoret është hall shumë i madh..! Sponsoret perceptojnë jo si kontribues në edukacion, por si biznesmenë që çdo gjë të kthehet back. Për sa kohe kjo puna e sponsorizimeve nuk do sanksionohet me ligj gjithmonë dëshira e sponsorave do të jetë primare në krijimet artistike. Ky projekt është mbështetur nga Bashkia Tiranë MinKulturës APR Dhe disa firma të tjera me shërbime.

– Pse Moulin Rouge?
Takohemi ne Moulin Rouge është titulli. Eshtë destinacion i përbotshëm. Aty janë takuar shumë të ardhur kanë gjetur strehë artistike dhe bashkërisht kanë krijuar kryevepra botërore aty janë lancuar dashuri të lira aty janë mpleksur pasione të mëdha dhe pastaj janë bërë produksione të jashtëzakonshme artistike ..! Pse jo një ditë mund të krijohet një produksion “Takohemi ne Amfiteatër”. Çdo gjë fillon me pasazhe nga Moulin Rouge qe kushdo do ndjehet si në Teatrin Moulin Rouge.

– A ka balerinë shqiptarë?
Po, janë edhe 2 balerinë shqiptarë me dy numra modern Erald Zela dhe Isida Mollaymeri..! Në fakt, ne të gjithë e ndiejmë që ky amfitëater mund të përballojë shumë denjësisht një shfaqje të mirëfillte kryesisht baleti dhe do ta shikoni që nuk kemi gabuar do të jetë një natë, e cila kudo që do të jetë prezent do t’i përkëdhelet kujtesa për një kohë të gjatë. Arti i baletit është art me edukacion maksimal e ku me bukur mund të qëndronte se sa në një teatër totalisht social? Sigurisht që ka plot risk për pjesëmarrje, por gjithsesi nga infot që kam, ka shumë interes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.