Kosova

Haradinaj takon kryeministren e Britanisë, ja çfarë i kërkoi

19:03 - 05.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim bilateral me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, në kuadër të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë. Ai thotë se i ka kërkuar kryeministres së Britanisë së Madhe që vendi i saj të ndihmojë Kosovën për të finalizuar dialogun me Serbinë.




Postimi i Haradinaj:

“Kryeministren May e njoftova për zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur vendosmërinë tonë për fuqizimin e partneritetit bilateral mes dyja vendeve dhe duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Falënderova Kryeministren May për qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e administratës publike dhe zhvillim ekonomik në Kosovë”-shkruan Haradinaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.