Shëndet

Ilir Agastra: Ozon terapia, e pazëvendësueshme për insultin ishemik

15:50 - 08.07.19 Gazeta Shqiptare

Voltiza Duro – Traumat cerebrale janë një problem i shpeshtë që shfaqen në shëndetin e shqiptarëve. Pjesa dërrmuese e tyre fatkeqësisht kalojnë në pasoja fatale për jetën, ndërkohë që shumë pacientë që arrijnë t’i mbijetojnë kësaj goditje përballen me pasoja invaliditeti. Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në Gazeta Shqiptare, mjeku reaminator-anestezist Ilir Agastra tregon se nëse truri mbetet pa gjak për 5-8 minuta, pëson dëmtime të parikthyeshme si anoksi, edemë apo vdekje të neuroneve (humbet 1.9 milion neurone/minutë). Më tej mjeku sqaron se ozon-terapia është e pazëvendësueshme në parandalimin dhe trajtimin e katastrofave që sjell arteroskleroza sindroma iskemike e zemrës, infarkti i miokardit, skleroza e trurit, insulti ishemik dhe endarteriti obliterant. Agastra thotë se për ti parandaluar të gjitha këto mjaftojnë dy cikle në vit me nga 10-12 seanca ozoni sistemik.



Kur ndodh insulti iskemik?
Insulti ndahet në ishemik (87%) dhe hemorragjik (13%). Insulti ishemik ndodh menjëherë pas bllokimit (embolizimit) të arteries cerebrale.
Në SHBA ka rreth 750 000 raste të reja në vit, kurse në Rusi rreth 400 000. Vdekshmëria në muajin e parë 15-30%. Pjesa që mbijeton përbën një problem të madh për pacientin, familjen, shoqërinë dhe sistemin shëndetsor.

Cilat janë disa nga dëmtimet që pëson truri nëse në të nuk ka gjak?
Truri përbën vetëm 2% të peshës trupore, por konsumon 20% të oksigjenit. Në qoftë se mbetet pa gjak për 5-8 minuta, ai pëson dëmtime të parikthyeshme si anoksi, edemë, vdekje të neuroneve (humbet 1.9 milion neurone/minutë). Prandaj sa më shpejt të fillojë trajtimi aq më e mirë prognoza.

Kur këshillohet nisja e trajtimit?
Ideale do ishte që ai të fillojë brenda 90 minutave të para. Edhe në zonën përreth insultit (penumbra) brenda pak orësh ndodh një dëmtim progresiv që karakterizohet nga hypoksia progresive, deficienca e glukozës, rritja e acidit laktik, edema, pakësimi i ATP intracellulare, frenim i sintezës së proteinave, ku futen dhe neuro-transmetuesit. Nëse nuk ndërhyjmë në kohë, edhe kjo zonë e gjerë pëson dëmtime të parikthyeshme.

Cila është terapia e përdorur dhe si procedohet hap pas hapi?
Pas zbulimit të Tissue Plasminogen Activator (TPA) u rritën shpresat se me shkrirjen e shpejtë të trombit dhe ri-hapjen e qarkullimit do të kufizohet dëmtimi neuronal. Por edhe thromboliza ka kufizimet e veta:
Pacienti duhet të arrijë brenda 3-4 orësh në “njësinë e insultit”. Për vendet e zhvilluara kjo është e mundur vetëm në 20% të rasteve.

Mund të na tregoni se pse aplikohet kjo terapi?
Pas thrombolizës në penumbra ndodh formim i edemës së reperfuzionit, e cila çon në dëmtim irreversibël të neuroneve. Koha “e artë” për të shpëtuar indin nervor në penumbra është 5-12 orë (Prof. V.Boçi). Sipas Wasser ajo zgjatet deri në 48 orë (nqs ozon-terapia jepet pas 48 orësh ajo nuk mund të evitojë paralizën). Qëllimi i terapisë është të rioksigjenojë sa më shpejt penumbrën, të reduktojë edemën në indin e trurit. Kjo arrihet me ozon-terapi, e cila: rrit çlirimin e oksigjenit drejt indeve ishemike; përmirëson vetitë rheologjike të gjakut; eliminon toksinat nga zona iskemike; aktivizon glycolizën me rritje të ATP dhe 2,3 DPG; ul me 10-12% cholesterolin total dhe 7-10% â-lipoproteinat; ul me 12-15% koeficientin atherogenik.

Cilat janë rezultatet pas trajtimit?
Trajtimi kombinon njërën nga format e aplikimit sistemik të ozonit (AHTma, FO, RI) me terapinë konvencionale (nootropikë, Ca-bllokues, vitamina, antiagregantë, fizioterapi, etj). Rezultatet pozitive duken qysh pas seancave të para ku vërejmë se: ulet intensiteti i dhimbjes së kokës; normalizohet gjumi, përmirësohet oreksi; stabilizohet TA. Pacienti ka ndjesi subjektive si “lodhje e këndshme” apo “komfort i përgjithshëm” gjatë aplikimit të ozonit sistemik.

Çfarë i rekomandoni të gjithë pacientëve?
Bëni mirë të lexoni apo rilexoni artikullin “Ozon-terapia në çrregullimet atherosklerotike”; vetëm atëherë do të kuptoni se ozon-terapia është e pazëvendësueshme në parandalimin dhe trajtimin e katastrofave që sjell atheroskleroza sindroma iskemike e zemrës, infarkti i miokardit, skleroza e trurit, insulti iskemik dhe endarteriti obliterant. Për ti parandaluar të gjitha këto mjaftojnë dy cikle në vit me nga 10-12 seanca ozoni sistemik. Kjo do ishte idealja, pasi përputhet me parimin universal të mjekësisë: është më lehtë të parandalosh se sa të trajtosh. Megjithatë asnjëherë nuk është vonë. Le ta konkretizojmë me insultin iskemik. Ai përjetohet si një dramë nga pacienti apo familjarët e tij. Në qoftë se vendoset diagnoza “insult”, atëherë ke 3-4 orë kohë për të arritur në “njësinë e insultit” në QSUT. Në qoftë se e ke të pamundur një gjë të tillë (je larg Tiranës, etj) dhe është konfirmuar diagnoza “insult iskemik” (në insultin hemorragjik nuk aplikohet ozon-terapia), atëherë kërko ndihmën e ozon-terapisë, e cila mund ta shpëtojë trurin nga pasojat e rënda të insultit. Sa më shpejt të fillojë ozoni sistemik, aq më mirë, megjithatë nuk duhet vonuar mbi 48 orë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *