SHËNDET

Pse duhet të konsumoni tërshërë në mëngjes

14:15 - 08.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë e dimë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, sepse na jep energjitë që na duhen për të përballuar jetën e përditshme në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është pikërisht arsyeja pse tërshëra është ushqimi më i përshtatshëm për mëngjes.
Është një drithë i plotë, i gatshëm për të ofruar një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Më poshtë kemi listuar përfitimet kryesore të tërshërës kur konsumohet në mëngjes.
Kolesteroli – 40 gramë tërshërë përmbajnë rreth 47% të dozës së rekomanduar ditore të beta-glucanëve, thelbësore për mbajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit në gjak.




Fibra – Tërshëra ndihmon në parandalimin e kapsllëkut, diabetit dhe obezitetit. Fibra që ajo përmban nxitin një sistem të shëndetshëm dhe efikas të tretjes. Për më tepër, fibrat rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Ushqyes – Tërshëra është e pasur me vitamina dhe minerale, si vitamina B6, folati, hekuri, magnez dhe zinku, të cilat ndihmojnë në nxitjen e funksionimit të duhur të sistemeve nervore, njohëse, imunitare dhe riprodhuese.
Antioksidantë – Tërshëra përmban polifenolë që luftojnë oksidimin qelizor, rregullon presionin e gjakut dhe ka veti anti-inflamatore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.