SPORT

As Kukësi, as Partizani! Llullaku firmos me Shakhtor Soligorskun

12:20 - 09.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Azdren Llullaku është zyrtarisht një futbollist i Shakhtor Soligorsk. Lojtari është prezantuar nga klubi bjellorusi si blerja më e re që do të ndihmonte skuadrën në rrugëtimin e saj në kampionat ku synon të mposhte BATE Borisov, por edhe në Europë ku synimet janë të kalohen disa ture. Llullaku gjendej prej dy ditësh në Bjellorusi, për të kryer atje vizitat mjekësore me klubin në të cilin luan edhe Elis Bakaj. Sulmuesi ishte pa ekip që kur vendosi të largohej nga Astra në Rumani dhe kishte refuzuar disa oferta, mes të cilave edhe nga klubet e Superiores. Dje, klubi i Shakhtor Soligorsk ka konfirmuar nënshkrimin e futbollistit shqiptar, duke postuar edhe një njoftim në rrjetet sociale. Klubi bëri të ditur se kontrata me Llullakun nuk ishte vetëm për këtë sezon, por ai kishte nënshkruar deri në fundin e sezonit në vitin 2020 me klubin i cili aktualisht mban vendin e tretë në kampionat.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.