SPORT

Lerda: Karabagu është i vështirë, por jemi gati të marrim rezultat pozitiv

11:14 - 10.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri Franko Lerda debuton sot zyrtarisht me Partizanin. Tekniku italian që trashëgoi ekipin kampion të Skënder Gegës, ka një test të vështirë përpara, pasi Karabagu është një ekip me eksperiencë në Europë. Gjithsesi, ai ndjehet gati, ndonëse nuk jep detaje për formacionin dhe praktikisht ul Trashin në stolin e rezervave.




E keni ndarë formacionin?
Formacionin e kam në mendje, ndonjë dyshim do ta ruaj deri në fund, por në përgjithësi e kam idenë. Sulmuesit që kanë ardhur nuk janë në formë optimale. Të rinjtë ndoshta, nëse jo nga fillimi, gjatë ndeshjes do të jetë ndonjë që mund të luajë. Bitri? Nesër (sot) do të ketë mundësinë që të luajë.

A do luajë Trashi?
Do të luajë Partizani, Trashi është pjesë e skuadrës së Partizanit.

A ka pika të dobëta ky Partizan?
Pikat e dobëta do të jetë Karabagu, që duhet t’i gjejë. Ne jemi një grup që vijmë nga kampionati i fituar dhe për ne është arsye krenarie. Pastaj skuadra ka lojtarë që njihen, kemi punuar intensivisht tri javë dhe jemi mjaftueshëm gati.

Kundërshtari?
Karabagun e kam parë më shumë se njëherë, e njohim. E dimë që është shumë e fortë vjen nga 6 tituj kombëtarë. Kanë lojtarë me talent nga mesfusha e para, spanjollë, brazilianë, janë të fortë. E respektojmë Karabagun, por kemi besim në vetvete. Pres paraqitje të rëndësishme nga djemtë, pastaj rezultati vjen nga situata të ndryshme.

Surpriza?
Të shohim këtë ndeshje të parë pastaj do bëjmë bilancin. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është nesër (sot). Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.