BOTA

Ndotja po vret/ Gjethe në vend të qeseve plastike

13:15 - 10.07.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga qëllimet kryesore në ditët e sotme është të reduktohen materialet plastike. Përdorimi i tepruar i plastikës ka rritur ndjeshëm nivelin e ndotjes në glob, duke e shndërruar këtë çështje në një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet bota sot.




Mendohet se riciklimi do ta zgjidhë problemin, ndaj dhe përdorimi i plastikës vijon normalisht, por mesa duket nuk mjafton vetëm kaq.

Në vitin 2013 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u prodhuan 254 milionë ton plehra, ku vetëm 30 për qind e tyre u ricikluan. Kjo do të thotë që pjesa e mbetur u magazinua në depo dhe do të qendrojë aty për 1000 vitet e ardhshme  duke ndotur tokën, për të përfunduar më pas në dete e oqeane ku vret mijëra gjallesa.

Në këto kushte një ide origjinale është zbatuar në supermarketet aziatike. Ushqimet paketohen me gjethe. Një praktikë krejt natyrale dhe që nuk është e kushtueshme.

gjethe 9 gjethe 8 gjethe 7 gjethe 6 gjethe 5 gjethe 4 gjeth 3 gjethe 2
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.