AKTUALITET

Përgjimet e planeve për ndryshimin e kufijve, reagon Haradinaj

14:39 - 10.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ranë pre e dy komedianëve rusë Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov që duke u shtirur si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, folën me ta për çështje të rëndësishme nëpër të cilat po kalon rajoni.




Vetëm një ditë më parë është bërë e ditur se Zaev përmes një telefonate që mori nga të dy këta, duke menduar se po fliste me ish-presidentin e Ukrainës Petro Poroshenkon foli për planin për ndryshim të kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe Turqisë.

Zaevi tregoi gjithashtu se ai ua kishte dhënë humoristëve rusë numrin e telefonit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Komedianët si duket kanë folur edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi morën numrin e tij nga Zaevi.

Megjithase audio nga ajo bisedë nuk është publikuar ende, ishte bërë e ditur se edhe kryeministri Haradinaj kishte rënë pre e komedianëve nga telefonata e rrejshme ku këta ishin prezentuar në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku përmes Facebook-ut i është drejtuar qytetarëve, duke i siguruar ata se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar Haradinaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.