SPORT

Gurbanov: E patëm të vështirë, kualifikohemi në Baku

14:29 - 11.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gurban Gurbanov ka mbetur i befasuar nga Partizani, ndërsa pranoi se Karabagu i tij hasi vështirësi. Megjithatë, sfida e dytë do të luhet në Baku, ndërsa tekniku azer deklaron se do ta marrë më “seriozisht” takimin e kthimit. Jam i kënaqur nga ky rezultat. Ishte një nde-shje e vështirë për ne, patëm vështirësi.




Partizani luajti mirë, një skuadër kompakte në mbrojtje. Në ndeshjen e dytë, Partizani do e ketë më të vështirë se sa e pati sot (dje). Në pjesën e dytë, pati shumë momente të rrezikshme nga Partizani, por në përgjithësi ata do bënin disa raste, sepse luanin para tifozëve të tyre. Edhe nëse do fitonim sot (dje), do ishim sërish të shqetësuar, sepse duhet të marrësh seriozisht çdo ndeshje, edhe në atë të kthimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.