BOTA

Refuzoi të quante “Zonjë” një burrë me mjekër dhe 2 metra të gjatë, mjeku pushohet nga puna

12:51 - 11.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një mjek i krishterë humbi vendin e punës në një departament të shëndetit publik pasi nuk pranoi t’i referohej “një njeriu me mjekër dhe dy metra të gjatë” si “zonjë”.




Sipas “The Telegraph”, Dr. David Mackereth, 56 vjeç, pohon se u shkarkua nga puna si vlerësues i paaftësisë dhe përfitimeve shëndetësore nga Departamenti i Punës dhe Pensioneve për shkak të besimit fetar.

Babai i katër fëmijëve pretendon se u pyet në një bisedë me një menaxher të linjës: “Nëse keni një burrë të gjatë dy metra, me mjekër, që thotë se dëshiron të trajtohet si ‘ajo’ dhe si Zonjë, a do ta bënit?”

Dr. Mackereth, një evangjelist që tani punon si mjek i Emergjencës në Shropshire, pretendon se kontrata e tij u ndërpre pas refuzimit për të përdorur përemrat transgjinorë.

Ai argumenton se ai u shkarkua “jo për shkak të ndonjë shqetësim realist mbi të drejtat dhe ndjeshmërinë e individëve transgjinorë, por për shkak të refuzimit tim për të bërë një afirmim abstrakt ideologjik”, shkruan The Telegraph.

Mjeku ka paditur qeverinë në gjykatë për diskriminim në bazë të besimit të tij fetar.

Në një seancë në Birmingham u tha se Dr Mackereth beson se transgjinia është një “besim deluzional” dhe një ideologji “të cilën unë nuk e besoj dhe përçmoj”.

Me një eksperiencë pune prej 30 vitesh, Dr Mackereth u largua nga detyra më 25 qershor të 2018-ës.

Ai këmbëngul se nuk dha dorëheqjen dhe se është viktimë e diskriminimit të drejtpërdrejtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.