KULTURË

Rektorët kundërshtojnë ligjin e Akademisë së Shkencave: Pse të na monitorojë ne?

18:00 - 11.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rektorët e universitete publike në vend kanë marrë pjesë në diskutimet e projektligjit për “Akademinë e Shkencave” në Komision e Medias. Ata u ndalën te pikat ku ky projektligj bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin e Lartë. Nene këto, që sipas rektorëve duhet rishikuar para se të miratohet projektligji.




“Ne shikojmë se ASH merr një rol të ri nga ky projektligj. Që në fillim duket se ASH merr përsipër kërkimin shkencor duke prevaluar mbi universitetet. Nuk jam i sigurt nëse vërtet roli i takon ASH-së? Ka një elitë të caktuar që rregullon bashkëveprimin për kërkime specifike, por nuk besoj se merr në shqyrtim tërësisht kërkimin shkencor. Projektligji është munduar që të përcaktojë se çfarë merr përsipër dhe të nxisë edhe të udhëheq pika të veçanta të kërkimit. Edhe të botojë organe periodike me nivel të lartë”, tha Sulejman Sulçe, zëvendësrektor i Universitetit Bujqësor Tiranë. Ai shtron se, “Akademia duhet që të mos ketë nivel të lartë në kërkim shkencor, por në plan ndërkombëtar. Të monitorojë procesin e kërkimit në IAL, kjo është kërkesë shumë e madhe, se nuk e monitoron dot, qoftë edhe për kapacitetet që ka ASH. Pjesëmarrja në senate duhet që të rregullohet midis ASH-së dhe Akademisë, pasi universitetet janë po aq autonom sa universitetet”.

Adem Bekteshi, rektor i universitetit “Luigj Gurakuqi” tha se, “një pikë është që akademikët mund të marrin pjesë në senatet e universiteteve. Cili është roli i tyre në këto senate? Nëse ndodh kjo, pse nuk barazohen që edhe universitetet të jenë pjesë e asamblesë. Universiteti e sheh veten si prodhimtar të akademikëve të ardhshëm, por jo pjesëmarrjes në hartimin e të gjithë niveleve”. Më tej, Skënder Topi, rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan mendon se duhet që të ketë më shumë bashkëpunim mes institucioneve, që edhe reforma në ASH-së të ecë.
“Jam pro miratimit të një ligji që zgjidh ecurinë e ASH-së, por jam kundër cenimit të lirive akademike. Në dy nene të projektligjit thuhet se ASH monitoron kërkimin shkencor, kjo bie në kundërshtim me ligjin e Arsimit të Lartë. Sikundër edhe akademikët që të jenë pjesë e senateve. Unë do propozoj që anëtarë të senateve të jenë pjesë e ASH-së. ASH-ja duhet të bashkëpunojë me IAL-të, ndryshe do të jemi sërish në fazën që ishim”, tha Skënder Topi, rektor i universitetit “Aleksandër Xhuvani”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.