BOTA

Zarfi me plumb, Salvini: Kam marrë më shumë se 100 kërcënime, s’më trembin…

12:19 - 11.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zarf me plumb drejtuar Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, u zbulua nga mekanizmi i Postës italiane të Sesto Fiorentino në muajin maj.




Në atë kohë, skuadrat e ndërhyrjes së shpejt shkuan në vendngjarje dhe zbuluan në zarf një plumb të kalibrit 9 mm dhe asnjë mesazh brenda tij.

Duke postuar një foto nga hetimet e Policisë së Shtetit, Salvini shkruan sot në Twitter se që kur ka marrë detyrën, më shumë se 100 kërcënime janë bërë ndaj tij.

“Më shumë se 100 kërcënime  dhune dhe vdekje kundër meje që kur kam marrë postin e ministrit. Me sa duket fjalët e urrejtjes nga një e majtë e caktuar bindin  disa mendje të sëmura, por me siguri nuk më frikësojnë dot. Përkundrazi, më japin më shumë forcë dhe dëshirë për të luftuar kriminelët e të gjitha llojeve”.

Në fakt, në Itali janë zhvilluar shpesh protesta kundër politikave të Salvinit, e madje qytetarë kanë shprehur haptazi zemërimin dhe indinjatën ndaj tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.