AKTUALITET

“Gabim njerëzor”, Ndreu: Asnjë votë e shtuar për mua

14:10 - 12.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i zgjedhur më 30 qershor shprehet se procesi i votimeve në qytetin e tij ishte model.




Ndreu i bën këto komente pasi KQZ shqyrtoi ankesën e Eduart Ndocaj për rinumërimin e votave në Bashkinë Lezhës.

“Pas hapjes së 11 kutive rezultoi se as edhe një votë nuk është shtuar për Pjerin Ndreun, as edhë një. Ka vetëm një gabim njerëzor në plotësimin e proces-verbalit mes dy kandidatëve të tjerë me 2 edhe 5 vota, të cilat ishin 5 dhe 2 në fakt”, shkruan Ndreu.

Postimi i plotë i Pjerin Ndreut:

AS EDHE NJE VOTE ME TEPER.
Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe nje vote nuk eshte shtuar per Pjerin Ndreun, as edhe nje.
Ka vetem nje gabim njerezor ne plotesimin e proçes-verbalit mes dy kandidateve te tjere me 2 edhe 5 vota, te cilat ishin 5 dhe 2 ne fakt  (invert)
Ironikisht kandidati ankimues ne nje kuti doli qe kishte nje vote me teper.
Gabim njerezore per shkak te lodhjes ose lapsus qe nuk e fshin dot korrektesine e secilit komisioner, secilit numerues dhe secilit anetar te KZAZ-ve ne Lezhe.

PO E PERSERIS, HAPNI TE GJITHA KUTITE 

Ju thashe edhe mbreme ne “OPEN” po ju them edhe tani, HAPINI TE GJITHA.

Proçesi i Lezhes ishte model.
Çdo vote eshte numeruar dhe vullneti i 17.8% (pjesemarrje nder me te lartat ne bashkite e drejtuara nga te djathtet) te qytetareve qe votuan eshte lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.