AKTUALITET

Ndocaj kërkoi të hapen kutitë, 4 vota nuk iu numëruan

11:22 - 12.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin për 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës.




Në mbledhjen e djeshme, KQZ miratoi kërkesën ankimore të Partisë Konservatore Albania për të rinumëruar këto kuti votimi.

Ankimimi për hapjen e kutive të votimit u bë nga Eduart Ndocaj, i cili pas rinumërimit rezultoi me 4 vota më pak.

Në një QV, Ndocaj ka rezultuar me një votë më shumë se rezultati pasi vota për tëi kishte kaluar Pjerin Ndreut, ndërsa në një tjetër qendër votimi, Ndocaj kishte me 3 vota më shumë se rezultati, të cilat kishin shkuar në llogari të kandidatit të tërhequr të BD.

Pas rinumërimit, KQZ vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm pasi konkludoi është gjetur asnjë parregullsi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.