POLITIKË

Video/ “Në Shqipëri gëlon krimi”, Lleshaj i përgjigjet opozitës për ardhjen e EUROPOL: E pavërtetë

11:16 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, iu është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me ardhjen e Europol në Tiranë.




Nga Hani i Hotit, gjatë inaugurimit të zyrës së Policisë Kufitare, Lleshaj deklaroi se ardhja e Europol në Tiranë nuk është një dëshmi që në Shqipëri “gëlon” krimi siç mendon opozita, por një mënyrë për të treguar bashkëpunimin e mirë mes institucioneve.

“Kam ndjekur këto ditë me një farë keqardhje, që e përkthejnë ardhjen e EUROPOL me shenjë dyshimi. E pavërtetë. Ardhja e tyre është besimi. Dje patëm mundësinë që pas FRONTEX të hapim edhe EUROPOL, për praninë e evropianëve në vend. Sfida e menaxhimit të kufijve rritet se flukset rriten në mënyrë shumë të shpejtë, në 2018 ishin 23 milionë shqiptarë, në 2009 ishin 9 milionë”, tha Lleshaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.