Kosova

“Do njohim Kosovën!” Del biseda mes Haradinajt dhe komikëve rusë

12:35 - 12.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komikët rusë e kanë telefonuar dy herë kryeministrin Ramush Haradinaj, një herë në janar dhe një herë në prill.




Në këtë bisedë telefonike të publikuar në Youtube nga “Russia 24 tv”, Haradinaj i premton mbështetje “Poroshenkos”, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj gjatë bisedës me njërin prej komikëve rus, e për të cilin pretendonte se ishte Poroshenko.

Ndërkohë pas fjalëve të Haradinajt, “Proshenko” i ka kthyer përgjigje duke i thënë se pas fitores do ta pranojë Kosovën si një shtet të pavarur.

“Po, dhe mendoj që pas fitores, unë do ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur”, i është përgjigjur komiku rus.

Pas kësaj bisede të zhvilluar, Haradinaj i rënë në grackë ka publikuar një status në Twiterin e tij ku i ka uruar fitore në zgjedhje Petro Poroshenkos dhe kryeministrit të tij “Vovan Lexusov”.

“I uroj popullit të Ukrainës zgjedhje të lira dhe demokratike. Për mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e tij të ardhshëm Vovan Lexusov dëshiroj fitore për të udhëhequr Ukrainën drejt rrugës së integrimit Euroatlantik. Populli i Kosovës dhe ai i Ukrainës qëndrojnë së bashku për liri dhe propsoritet”, kishte shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në twitter, shkruan Gazeta Express.

Pre e komikëve rus ka rënë edhe kryeminsitri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili ka treguar gjithashtu se ka qenë ai që ua ka dhënë numrin e Ramush Haradinajt, komikëve rus.

Zaev në bisedë më ta dëgjohet teksa flet me frikë për idenë e ndarjes së Kosovës, duke thënë se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq kanë një plan për ta copëtuar Kosovën me mbështetjen e Rusisë dhe Turqisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.