Kryesore

Video/ Rinumërohen kutitë, Zguri: Më shumë vota se zgjedhës

11:30 - 12.07.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas kërkesës ankimore të Partisë Konservatore Albania, të drejtuar nga Eduart Ndocaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi ditën e sotme kutitë e votimit në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës.




Në përfundim të rinumërimit që zgjati 2 orë, kreu i KQZ-së Klement Zguri tha se u vërejtën parregullsi, pasi rezulton të ketë më shumë vota në kuti se sa numri i zgjedhësve.

“Janë gjetur më shumë vota në kuti se numri i zgjedhësve që kanë marrë pjesë. Kjo është një shkelje e rëndë”,– u shpreh Zguri.

Ndërsa avokati i Aleancës Konservatore Albania tha se: “U vërejtën dy moskorrektësi, në një QV kandidati Eduard Ndocaj ka marrë një votë më shumë nga rezultati i deklaruar, në një rast tjetër 3 vota më shumë nga rezulatati i deklaruar.”

Bledar Skënderi, anëtar i KQZ iu përgjigj avokatit duke thënë se: “Nga shqyrtimi administrativ (rinumërimi) rezultoi se nuk ka asgjë të pavlefshme në këtë zone zgjedhore”

Ndërhyn Klement Zguri: “Vërej me dhimbje se subjektet zgjedhore e kanë kthyer në farsë të drejtën për ankimim”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.