SPORT

Në Spanjë janë të bindur: Hysaj tek Atletiko, çështje orësh

19:30 - 15.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ardhmja e Elseid Hysaj është vendosur. Pritet vetëm zyrtarizimi, por në Spanjë janë të sigurtë se mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë do të transferohet tek Atletiko Madrid. Zërat qarkullonin prej javësh, ndërsa është e përditshmja iberike “Marca” që jep konfirmime, duke publikuar shifrat e këtij operacioni në merkato. Duke qëndruar në raportimin e gazetës madrilene, tratativat e fundit mes palëve kanë patur rezultate pozitive dhe Napoli është i gatshëm të shesë Hysaj për 15 milion euro.




Transferimi në La Liga mund të jetë zgjidhja më e mirë në karrierën e anësorit kuqezi. Hysaj ishte një lojtar i padiskutueshëm në formacion, kur Napoli drejtohej nga Mauricio Sarri, por humbi këtë status që në momentin, kur në pankinë u ul Karlo Ançeloti. Që nga ai moment, futbollisti shqiptar ishte në kërkim në një skuadre tjetër, ndërsa ofertat nuk mungonin, përfshirë ato nga Premier League angleze. Por, Atletiko Madrid është skuadra që i përshtatet ndoshta më shumë karakteristikave të Elseid Hysaj. Ekipi spanjoll drejtohet nga Diego Pablo Simeone, një trajner i fiksuar me lojtarët taktikë dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka treguar se zbaton me përpikmëri skemat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.