SPORT

Kukësi, Gjoka beson te mrekullia: Na duhet një gol i shpejtë

11:53 - 18.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kukësi përjetoi një 90-minutësh të çuditshëm në transfertë kundër Debreçen, 3 nga 4 goditjet e kundërshtarit përfunduan në rrjetë duke e bërë kualifikimin një mision shumë të vështirë.




Ekipi i Ernest Gjokës luajti si i barabartë përballë ekipin hungarez, prodhoi shumë futboll por ishin të pafat, ky është realiteti por në fund ajo që mbetet është vetëm rezultati, për të mirën e futbollit shqiptar, Gjoka shpreson që Kukësi të kualifikohet.

Ashtu si në sfidën e parë, Gjoka kërkon që ekipi të jetë agresiv në sulm por këtë herë duhet të jenë shumë të kujdesshëm në mbrojtje ku nuk lejohen më gabime Kjo është një sfidë ku Kukësi luan gjithçka për gjithçka.

Shpresat e tifozëve verilindorë janë varur te Valdet Rama, një nga të paktët lojtarë që mund të bëjë diferencën në fushën e lojës. Ish mesfushori i Kombëtares ka besim te kualifikimi, gjithçka nis nga 0-0.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.