BLUETOOTH

Marjana Cenaj: “Miss Shqipëria 2019” ëndërr e realizuar, si e përjetova çmimin

16:30 - 18.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim- ka thënë Arkimedi. Po ashtu, bukuria është dhuratë e Zotit e nuk ka gjë më të mrekullueshme kur ajo harmonizohet me shpirtin, për t’u bërë një dominante e pandarë. Ajo ka prekur magjinë e kompeticionin më të madh të bukurisë në vend “Miss Shqipëria 2019”, ku është vlerësuar me çmimin e Internetit. Për pak kohë arriti të bëhej e famshme dhe bëri mjaft bujë ngado. E kemi fjalën për Marjana Cenaj, bukuroshen kuksiane, që mahniti jurinë e kompeticionit të së bukurës si dhe publikun. Asgjë nuk është rastësi. Marjana e kishte ëndërruar të ngjitej pasarelave dhe tanimë e ka bërë realitet atë. Mes të bukurave, natyrisht që ka qenë e fortë konkurrenca, megjithatë Cenaj ka spikatur edhe për bukurinë e shpirtit. Është miqësore dhe solare, cilësi të cilat i ka trashëguar nga prindërit e saj. Meqë mbërritëm në këtë pikë duhet të themi se familjarët kanë qenë mbështetja më e madhe e Marjanës. Në rrëfimin për “Gazeta shqiptare”, bukuroshja ndan me ne copëza momentesh nga “Miss Shqipëria 2019”, si dhe detaje për jetën përtej shkëlqimit në pasarelë. Cenaj ka pasur oferta të shumta për t’u bërë pjesë e medias, megjithatë është duke pritur më të përshtatshmen. Më tej, pasi ndan me ne emociont e e netëve të veçanta, njihemi me një vajzë të jashtëzakonshme. Sa i përket pushimeve duket se këtë vit Marjana do udhëtoj drejt jugut, për të kaluar ditët e nxehta të verës.




Ka qenë rastësore pjesëmarrja jote te “Miss Shqipëria” apo dëshirë e hershme?
Një ndër ëndrrat dhe qëllimet e mia, që në moshë të hershme ka qenë të marrë pjesë në “Miss Shqipëria”, pra nuk ishte e rastësishme pjesëmarrja dhe jam shumë e lumtur, që isha pjesë e këtij kompeticioni. Një ndër ëndrrat e mia u bë realitet.

Sa ndihej konkurrenca mes vajzave?
Duke qenë se “Miss Shqipëria” është një kompeticion shumë serioz dhe përzgjedhja e vajzave natyrisht që është e tilla, prandaj duke qenë se njëra ishte më e mirë se tjetra konkurrenca dukej e fortë.
Momenti më i sikletshëm në skenë?
Momenti më i sikletshëm ishte në fillim të provave. Ditët e para, kisha shumë emocione nuk është se dija të sfiloja mirë sepse unë në përditshmëri eci vetëm me atlete, nuk vesh asnjëherë taka; kisha shumë vështirësi në ecje, por më pas u mësova dhe ndihesha shumë rehat. Nuk është se hasja ndonjë emocion gjatë sfilatave.

67530242_305495443558583_8273116106072260608_n 67113876_631000007381146_7296028913296211968_n 67430238_2837222559682997_1141529812523810816_n 66839152_710594769376633_4075378232474468352_n
<
>

U shpalle fituese e çmimit të internetit, gjithashtu ishin në top 10. Sa rëndësi kanë për ty ata që të njohin përmes rrjeteve sociale? Po për vajzat që përdorin ‘Instagramin’ për t’u pasuruar ç’mendim ke?
Ishte një nder shumë i madh ta fitoja atë çmim dhe i falënderoj të gjithë ata, që më votuan. Për mua është e rëndësishme njohja në rrjetet sociale, për shkak të promovimit që të jep bota e internetit dhe për arsye se kjo botë është universal e shtrihet në mbarë globin. Influenca, në fakt, ndihet më tepër tek moshat e reja. Sa i përket ‘Instagramit’ si formë biznesi nuk jam kundra, pasi është një mënyrë shumë e mirë, si për t’u pasuruar dhe për të promovuar, qoftë vlera fizike siç bëjnë sot modelet, por dhe vlera apo diskutime të ndryshme, të cilat ngrihen në Instagram. Pra është një platformë legale dhe e moralshme për të bërë para.
Çfarë nuk dimë për Marjanën përtej “Miss Shqipëria”?
Shumë gjëra, të cilat do të zbulohen me kalimin e kohës. Një sekret të vogël për Marjanën: Mua s’më pëlqen shumë look-u i kuruar i ekzagjeruar, prandaj e kam pasur shumë problem pjesën e make up-it apo të eksperimentimit me të.
Pas kompeticionit të bukurisë, ke pasur oferta për t’u bërë pjesë e ekranit?
Oferta kam pasur, por nuk kanë qenë shumë të përshtatshme dhe për këtë nuk kam pranuar. Jam përkushtuar më shumë shkollës dhe misit. Ndërsa, tani presim oferta të tjera, normalisht të jenë më të mira dhe më të pëlqyera nga unë.

Je shumë e lidhur me familjen. Si e kanë pritur ata gjithë popullaritetin që ke fituar në “Miss Shqipëria”?
Unë kam marrëdhënie shumë të mira me familjen time dhe jam shumë e lidhur me to. Më kanë suportuar gjithnjë dhe kanë pasur besim tek mua në çdo moment dhe i dua jashtë mase shumë.

Si ndihesh kur thonë: Ah, sa e bukur kjo vajza!
Duke mos qenë dhe aq shumë modeste, (qesh) gjithmonë më kanë cilësuar si miss dhe bukuroshe, pra është diçka me të cilën jam mësuar tashmë, por duhet të falënderoj Zotin për bukurinë dhe mundësinë që më dha ta promovoj atë.

Cilat janë pasionet e tua më të mëdha?
Pasionet e mia nuk është se janë të shumta. Një nga pasionet e mia është sporti. Merrem çdo ditë me aktivitet sportivë, gjithashtu, studioj tek “Universiteti i Sporteve në Tiranë”, konkretisht tek FSHL ( Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes ). Gjithashtu, një pjesë të kohës së lirë më pëlqen ta kaloj me kafshët sepse i dua shumë.

Destinacionet e kësaj vere, cilët do jenë? Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde të plazhit?
Destinacionet e kësaj vere do jenë brenda Shqipërisë, përkatësisht në jug, në Sarandë dhe më pas varet se nga mund të zgjedhin familja të shkojmë. Në çantën time të plazhit nuk mungon asnjëherë syzet e diellit, kremi i plazhit, një revistë ose një libër, domethënë gjëra relaksuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.