KULTURË

Video/ Zana Çela: Në 2020-ën, Opera rikthehet në shtëpi

17:30 - 18.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Opera kthehet në shtëpi në 2020-ën. Ka qenë ky lajmi i dhënë nga drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në një takim me mediat në fundin e sezonit artistik. Zana Çela tha se, “jam shumë optimiste, që sezonin e 2020-ës do ta startojmë në teatrin e ri”. Më herët ajo njoftoi mbylljen e sezonit artistik me 3 koncerte në parqet e Tiranës.




“Sezoni artistik vijon dhe në muajin korrik me një trio shfaqjesh në një format tepër të veçantë nga të tria trupat artistike të TKOBAP. – OPERA NE PARK – është konceptuar si një triologji shfaqjesh, të cilat realizohen në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës në 18,19 dhe 20 korrik në orën 21:00 në lulishten e madhe pas monumentit “Skënderbej”. Sipas drejtoreshës, skena jonë dhe artistët e TKOBAP mirëpresin qytetarët e Tiranës ose jo, turistët e huaj dhe vendës, që do të jenë në Tiranë në këto data, në opera në park. Një koncept tepër origjinal i afrimit të operës aty ku ndodhet publiku, sikurse bëjnë të gjithë teatrot ndërkombëtar në sezonet verore. Formatet janë përzgjedhur për të performuar në një park shumë të dashur për qytetarët e Tiranës, parkun ku historikisht kanë bërë fotot më të bukura familjare, e ndaj kanë shumë nostalgji për këtë zone, e cila ruan kujtimet familjare. Ndaj, edhe në këto tre net u ofrohen qytetarëve të Tiranës e turistëve emocione nostalgjike, pikërisht në buzëmbrëmje kur perëndon dielli. Nisin me shfaqjen: “Kur perëndon dielli”, një koncert me këngë qytetare të përpunuara dhe të tjera, që për nga popullariteti i madh duket se po i kalojnë “fondit popullor” e po e humbasin autorësinë, të interpretuar nga orkestra e harqeve, kori dhe solistët lirikë të Operës si Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Denis Skura, Xhieldo Hyseni, Nina Muho, Sokol Tomorri.

Janë këngët më të bukura shqiptare të kompozitorëve tanë si: Prenkë Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Gjon Simoni, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Agim Krajka, Mikel Koliqi. Janë këngë si “Kur më vjen burri nga stani”, “Kur perëndon dielli”, “Margjelo”, “Për ty atdhe”, “Këngët e rinisë” etje do të interpretohen në shfaqjen e datës 18 në orën 21:00, në një program i cili zgjat afro 65 minuta. Në datën 19 në orën 21:00 skena i përket Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve dhe solistit të Ansamblit, Aranit Hoxha. Një program i larmishëm me këngët më të bukura popullore nga e gjithë Shqipëria. Përmbyllet nata e tretë me trupën e baletit, e cila në datën 20 në orën 21:00 po në të njëjtën skenë do të shfaqë baletin “Fado” një patentë suksesi e koreografit me famë botërore, Daniel Cardoso. Me një muzikë të jashtëzakonshme të ritmeve portugeze dhe me një koncept tepër modern, së bashku me trupën e baletit të TKOB do të kërcejë dhe publiku që do të ndjekë shfaqjen, pasi muzika është tepër e gjallë dhe shumë ritmike. Këto tri koncerte janë një dhuratë në shenjë mirënjohjeje për qytetarët e Tiranës, që na kanë ndjekur kudo ku ne kemi performuar, pavarësisht skenës së madhe apo të vogël, në ambiente sallash komode apo sheshe. “Mirënjohje për publikun, që ka rezultuar audienca më e rritur në numër këto 5 vitet e fundit edhe pse pa teatër”, tha Çela.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.