AKTUALITET

Kishte shkuar me pushime në Greqi, shqiptari vret me thikë kushëririn e gruas

10:07 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar goditi për vdekje me thikë bashkëkombësin e tij, 38 vjeç në Anchialos.




Vrasësi i dyshuar ka goditur me thikë kushëririn e gruas së tij. Shqiptari, 41 vjeç, është ndaluar në Departamentin e Policisë të Magnesisë, ku ka dhënë edhe shpjegime në lidhje me atë që ndodhi.

Autori ka rrëfyer përpara hetuesve se kur ka kryer krimin, ka qenë “në gjendje jo të qetë”. Ai dyshohet se ka konsumuar alkool dhe ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer vrasjen.

Ndërsa autori ishte një person i rregullt në shtetin fqinj, viktima, baba i 3 fëmijëve, kishte shkuar me pushime me familjen në Greqi, shkruajnë mediat greke.

Ata u ulën në tryezë dhe filluan të hanë dhe pinë në gjysmë-bodrumin e shtëpisë. Në gjendje të dehur, ata kanë nisur të konfliktohen në sy të fëmijëve të vegjël. Pas konfliktit verbal, autori ka lënë tryezën, ka dalë jashtë dhe pasi ka marrë një thikë, ka qëlluar drejt viktimës.

Pasi kuptoi se çfarë kishte bërë, vrasësi i dyshuar ka dalë nga shtëpia dhe ka tentuar të largohet. Ai dyshohet se ka hedhur thikën (armën e krimit) në një kamion dhe mjeti prerës akoma nuk është gjetur.

Edhe pse viktima u dërgua shpejt në spital, ndërroi jetë rrugës, për shkak të plagëve që kishte marrë.

Dënimi me të cilin përballet autori, sipas Kodit të ri Penal, varion nga dhjetë vjet në burg përjetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.