SPORT

“Nuk na ngelet hatri”, Kukësi merr vendimin për Gjokën

10:45 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Ne me çantë në dorë jemi. Nuk na ngelet hatri”, kështu u shpreh pas eliminimit nga Debreçen trajneri Erenst Gjoka, duke paralajmëruar një shkarkim të mundshëm të tij nga stoli i Kukësit. Nuk ka vonuar shumë, brenda 24 orësh, klubi verilindorë ka njoftuar zyrtarisht largimin e Ernest Gjokës nga stoli i Kukësit: “Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit. Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League.




Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të bankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë. FK Kukësi falënderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit, lexohet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Shkarkimi i Gjokës është vetëm fundi i një vale shkarkimesh të shumta që shoqëruan sezonin e Kukësit, ku gjithçka nisi me trajnerin Pakult, u pasua me Armando Cungun, u vijua me Ramadan Ndreun dhe u mbyll me Gjokën.

Pas një sezoni ku u mjaftuan vetëm me Kupën e Shqipërisë, Kukësi përgatitet për një revolucion të ri teksa njoftojnë që shumë shpejt do të njoftojnë për trajnerin e ri i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës. Sipas të gjithë gjasave trajneri i ri i Kukësit pritet të jetë Ilir Daja, me teknikun kryeqytetas i cili është një trajner i lirë pas largimin nga Flamurtari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.