AKTUALITET

Parlamenti miraton koncensionin problematik Milot-Balldren

22:30 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi ka miratuar të enjten dhënien me koncesion për ndë-rtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Kontratat koncesionare parashikojnë që kompanitë të ndërtojnë dy akset rrugore me paratë e tyre dhe më pas të shlyhen nga buxheti i shtetit pas disa vitesh. Kuvendi ka miratuar me 79 pro, 26 kundër, 3 abstenim projektligjin “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë ‘ANK’, sh.p.k., si koncesionari dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren”.
Aksi Milot-Balldren, i gjatë 17.2 kilometër do të ndërtohet me paratë e koncesionarit ‘ANK’ dhe do të paguhet nga shteti me këste për 13 vjet. Kosto e saj kap një vlerë pre 256 milionë euro me TVSH, në të cilën përfshihet ndërtimi, por edhe mirëmbajtja e saj në 13 vite. Kjo kontratë ka ngjallur debate me opozitën, që e ka denoncuar rastin për koston e lartë që ka marrë kjo rrugë.




Por, jo vetëm nga opozita. Miratimi kontroversal i këtij aksi, që pritet të ketë një kosto për taksapaguesit prej gati 15 milionë eurosh për kilometër, për 13 vjet, është goditur të enjten pasdite nga gazeta më e madhe në vend “Panorama”. Sipas burimeve mediatike dhe politike, koncesioni i është dhënë një firme të afërt me grupin mediatik “Klan”. Milot-Balldren është vepra e tretë e paketës “1 miliard” euro, e programit të investimeve në periudhën afatmesme 2019-2021, ku synohet përfundimi i pesë akseve rrugore nacionale “Rruga e Arbrit”, Thumanë-Vorë-Kashar, Kashar-Rrogozhinë, Milot-Balldren, Orikum-Dukat, nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat. Ish-deputetja Albana Vokshi reagoi gjatë të enjtes duke denoncuar koncesionet e reja për dy akse rrugore në vend, që do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 328 mln euro. Vokshi tha se koncesioni i aksit Milot-Balldre jepet për dy persona të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën, duke shtuar se me këtë koncesion, kryeministri thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. “Brenda 1 viti, Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milionë euro ose gati 5% të prodhimit kombëtar nëpërmjet koncesionit të sotëm dhe atij të Rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje. Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat është pjesë e projektit kriminal ‘1 miliardë euro’, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista, koston e së cilës e paguajnë qytetarët shqiptarë”, – tha Vokshi. Kuvendi miratoi edhe koncesionarin për rrugën Orikum Dukat me 77 vota pro dhe 23 kundër. Kontrata e lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe “Gjikuria”, sh.p.k. si koncesionari dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara” sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)” parashikon ndërtimin e një aksi 14.7 kilometra që lidh Portin e Jahteve në Vlorë me By Pass-in e Orikumit dhe Dukatin. Në total, kompania do të investojë për ndërtimin e rrugës 51 milionë euro, në të cilin përfshihet ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugës. Kjo rrugë do të ketë një gjerësi 7 metra, me dy korsi. Së bashku me bankinën, gjerësia e seksionit të rrugës arrin në 10 metra. Për tri vitet e para, kompania “Gjikuria” do të shpenzojë 25% nga fondet e saj për ndërtimin e rrugës dhe më pas fillon shlyerja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.