AKTUALITET

Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e trafikut të drogës

08:07 - 19.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka arritur të zbulojë një grup kriminal të trafikut të drogës, që vepronte në zonën e Messinës. Operacioni çoi në prangosjen e 12 personave, shtetas italianë dhe shqiptarë.




Të arrestuarit dyshohet se kishin ngritur një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Skuadra policore e Messinës zbuloi se grupi kishte aktivitet të gjerë kryesisht në lagjen e njohur të qytetit “Mangialupi”, ndërsa ata ishin të pajisur edhe me armë, shkruajnë mediat italiane.

Grupi trafikonte më së shumti lëndë narkotike të llojit kokainë dhe marijuanë. Prokurori publik tha se grupi hetohej prej disa kohësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.